Beratungsstelle
Fachberatungsstelle gegen Zwangsheirat
Zufluchtstätte
Porto Amal
Gewaltschutz bei Behinderung
Mädchenwohnen Linah
Hilfe nach Flucht
Betreutes Wohnen
Mädchenwohnen Hannah
Mädchenwohnen Hedda
Link zur Seite Onlineberatung
Link zur Seite Stellenangebote
Das Foto zeigt eine junge Frau, die sich die Ohren zuhält. Ihre Augen sind geschlossen und ihr Mund ist in einer Linie.

Nëse shkolla është një torturë

Stresi me mësuesit dhe prindërit

Shkolla është një vend, ku ndodhin shumë gjëra. Për disa është një vend, ku kanë dëshirë të qëndrojnë, ndërsa për të tjerë, një vend, që e urrejnë, ku torturohen dita ditës. Në rast se një vajzë nuk shkon me kënaqësi në shkollë, atëherë kjo mund të jetë e lidhur me shkaqe të ndryshme.

Ndoshta ke stres me mësuesët e tu, mësueset e tua, trajtohesh padrejtësisht, apo që nuk të marrin seriozisht? Ti merr nota të këqia, ty të tërhiqet vëmendja për këtë vazhdimisht, megjithëse ti nuk ke bërë asgjë dhe ke ndjenjën, që pavarësisht se çfarë bën ti, mësuesët nuk të shohin ty ashtu siç je ti në të vërtetë. Kjo mund të çojë deri atje, sa që ti të mos kesh dëshirë më për të shkuar në shkollë.

Tema e shkollës mund të qëndrojë edhe ndërmjet teje dhe prindëve të tu, në rast se ti nuk merr ato nota, që ata presin prej teje. Ata janë të zemëruar me ty, kur ti sjell me vete në shtëpi nota të këqia dhe të dënojnë për këto, me moslejime, arrest shtëpie, etj. - gjë që tek ty ndikon për një gjëndje shpirtërore të keqe.

Ndoshta mund të ndodhë edhe kështu, që prindët të të pengojnë, që të shkosh me klasën në ekskursion - por ti e dëshiron këtë me çdo kusht dhe nuk e kupton aspak frikën e tyre.

Një tjetër shkak mund të jetë, që ti të kesh stres me shokët e tu dhe shoqet e tua të shkollës. Ti nuk ia del dot mbanë atyre, dhe nuk di se si duhet të vazhdohet më tej ... dhe kjo mund shkojë aq larg, sa mund të flitet edhe për terror psikik (Mobbing).

 

Bullying

Das Foto zeigt zwei Hände, die eine Art Voodoo-Plüschtier halten, in dem Stecknadeln stecken.

A e njeh ti ndjenjën, që ditën tjetër duhet të shkosh përsëri në shkollë dhe që thjeshtë aty ekziston frika? Çdo ditë e njëjta gjë: ty të shkatërrojnë në vendet, të cilët ti nuk mund t’i evitosh dot: në shkollë, në mësim, në punë…

Terrori psikik mund të shfaqet në forma të ndryshme: Kur ty çdo ditë do të të mënjanojnë, poshtërojnë, rrahin, do të të përqeshin apo nuk do të përfillin, atëherë në këtë rast flitet për terror psikik.

Në rast se ti do të terrorizohesh psiqikisht, për ty çdo ditë do të jetë një torturë. Kjo për ty mund të jetë një peshë e rëndë. E keqja këtu qëndron edhe në faktin, se për rreth teje shohin e dëgjojnë shumë persona, por që ama kërkush nuk ndërmerr diçka dhe kërkush nuk i kundërvihet kësaj. Kërkush nuk ka faj, që ai apo ajo terrorizohet psiqikisht, mbasi terrori mund të prekë këdo. Vetëm se ti vishesh me rroba "të gabuara", vetëm se ti i përket një feje tjetër, apo vetëm thjeshtë se të tjerët kanë vendosur, që ti të mos jesh pjesë e tyre ...

Por terrori psikik mund të shfaqet edhe ndryshe. Në moshën për telefona celularë, iPhone dhe internete, persona të tjerë mund të regjistrojnë fotografi apo video të tuat, dhe këto pa dëshirën tënde i publikojnë në internet. Ky quhet terror psikik me mjete elektronike (Cybermobbing), dhe për fat të keq nuk është më i rrallë. Ndoshta ti mund të jesh viktimë në këto video dhe ke vështirësi që të ndërmarrësh diçka kundër tyre. Por edhe mund të ndodhë, që persona të tjerë (shokë/shoqe shkolle) të përhapin gënjeshtra kundër teje përmes internetit dhe të marrin nëpër gojë, duke prishur në këtë mënyrë imazhin tënd të mirë. Edhe kur njeriu nuk e dallon dot këtë gjë me shikim të parë, prapë një diçka e tillë mund të të shkaktojë dhimbje të mëdha.

Nuk është e lehtë të arrish kundër gjithë kësaj, por gjithmonë ka një zgjidhje, edhe kur ty të duket se nuk ekziston ndonjë rrugëzgjidhje.

 

Ç’farë mund të bësh ti:

Mos mendo kurrë, se ti duhet t’i kundërvihesh e vetme të gjithë të tjerëve. Ti mund të kërkosh ndihmë! Në rast se ti dëshiron të flasësh me dikë tjetër në lidhje me përvojën tënde në drejtim të terrorit psikik, apo të stresit në shkollë, atëherë

  • fol me mësuesët, shoqet, me punonjëset sociale në shkollë, apo me një person të besueshëm për ty lidhur me situatën tënde dhe lutu këtij/kësaj për mbështetje!
  • Në rast se ti nuk e përfytyron një gjë të tillë, atëherë na shkuaj neve një email!
  • Ti mund t’i drejtohesh numrit kundër brengës www.kinderundjugendtelefon.de

Në rast se ti dëshiron më tepër informacion për temën lidhur me terrorin psikik, atëherë do të të këshillonim faqet në vazhdim:

Këtu do të gjesh këshilla, se si duhet të sillesh ti në rast terrori psikik me mjete elektronike:

  0521 - 17 88 13