Beratungsstelle
Fachberatungsstelle gegen Zwangsheirat
Zufluchtstätte
Porto Amal
Gewaltschutz bei Behinderung
Mädchenwohnen Linah
Hilfe nach Flucht
Betreutes Wohnen
Mädchenwohnen Hannah
Mädchenwohnen Hedda
Link zur Seite Onlineberatung
Link zur Seite Stellenangebote
Das Foto zeigt ein Mädchen, das sich in die Haare greift und schreit. Ihre Augen sind zugekniffen.

Stres psikik Ke humbur orientimin? Asgjë nuk funksionon më? Je e marrosur?

Të gjitha vajzat janë ndonjëherë të mërzituara, të frikësuara, të dërmuara, të paguximshme, të inatosura, flenë keq, ndonjëherë nuk kanë oreks, apo thjeshtë nuk ndjejnë ngopje. Kjo gjë është normale dhe është pjesë e jetës. Por vetëm në qoftë se këto ndjenja tek ti janë tepër të forta dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë mund të ndodhë, që ti të kesh stres psikik, dhe që ke nevojë për mbështetje. Por kjo nuk do të thotë që ti je një „psikopate“! Domethënë, që të quhesh e rritur është tepër e mundimshme.

Trupi dhe personaliteti yt ndryshojnë brënda pak vitesh kaq shumë, sa rrallë në jetë. Aftësitë e tua janë të kërkuara në të gjitha drejtimet dhe shpesh ti je tepër e mbingarkuar për të përballuar gjithë këto ndryshime. Ndoshta ndonjëherë ti nuk e kupton aspak jetën dhe veten tënde. Kjo vërtetë të shkakton stres të brëndshëm. Nëse ke humbur plotësisht toruan e ndjenjat e tua luhaten nga ekstremi në ekstrem, atëherë ti ndoshta do të kesh nevojë për mbështetje për të kuptuar përsëri (të sistemosh veten tënde), me qëllim për të zbuluar dhe arritur qëllimet e tua.

 

Ndjehesh keq? Je e deprimuar? Nuk ke dëshirë për asgjë? Je e trishtuar?

Das Foto zeigt zwei Mädchen, die sich Schulter an Schulter sitzen und genervt dreinblicken.

Ka shumë arsye për të qenë e trishtuar: ngaqë ti ndoshta ke brengë dashurie, mund të të ketë vdekur gjyshja, ndoshta prindët e tu zihen apo ndahen, ndoshta shoqja jote më e mirë transferohet me shtëpi në një qytet tjetër, ndoshta ty të trajtojnë padrejtësisht… ndonjëherë ndodh, që ti të jesh e trishtuar dhe në të njëjtën kohë edhe e inatosur. Është e vështirë t‘i përballosh këto ndjenja, por ato janë një pjesë e jetës. Në fakt, me kalimin e kohës bëhet më mirë - veçanërisht atëherë, kur ti ke njerëz, të cilët e kuptojnë brengën dhe inatin tënd dhe sillen me ty plot dashuri.

Por në rast se ti vë re

  • që sa vjen e më tepër ti ndjehesh më keq
  • që ti bëhesh më e trishtuar dhe më pa shpresë
  • që ti ndoshta nuk ke më oreks, apo që ti çdo gjë e ha për brënda
  • që ti çdo natë fle keq
  • që ti nuk ke më aspak dëshirë për tu takuar me shoqet, apo që kjo nuk të jep më aspak kënaqësi
  • që ti koncentrohesh keq
  • që e ke të vështirë të marrësh vendime
  • që ti ke frikë për ditën që vjen dhe që aspak nuk ke dëshirë të ngrihesh më nga krevati
  • që ty gjithçka të duket monotone dhe pa kuptim
  • që jeta jotë bëhet e padurueshme dhe që ti më mirë do të dëshiroje të ishe e vdekur

dhe që kjo gjëndje shpirtërore prej shumë javësh nuk përmirësohet, atëherë ti ke nevojë urgjentisht për ndihmë.


Çfarë mund të bësh ti:

Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim (p.sh. një të afërm, një mësuese tek e cila ke besim), me qëllim për të biseduar mbi gjithçka me të dhe të kërkosh zgjidhje, në mënyrë që ti të ndjehesh përsëri më mirë.

Në shumë qytete ka zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej. Ti mund t’i telefonosh njërit prej numrave për raste emergjence. Ti mund të shkruash edhe një e-mail.

 

Frika

Çdo njeri ka frikë. A nuk është kjo e çudishme? Por nëse ne nuk do të ndjenim frikë, atëherë ne do të binim menjëherë në rrezik: p.sh. thjeshtë duke kaluar rrugën pa parë majtas apo djathtas. Pra frika mund të na ndihmojë për të parashikuar situata të rrezikshme. Kështu ne evitojmë atë, që të mos rrezikojmë veten tonë në mënyrë të panevojshme.

Das Foto zeigt ein Mädchen, das von innen durch eine verregnete Glasscheibe rausschaut.

Disa vajza janë më frikacake sesa të tjerat. Kështu ndodh. E vështirë bëhet atëherë, nëse frika ty të sundon - nëse ti nuk ja del dot mbanë, që të triumfosh mbi frikën. Ka p.sh. njerëz, të cilët kanë frikë kaq shumë nga kafshë të veçantë, saqë ata jetën e tyre e rregullojnë në këtë mënyrë, që të evitojnë kontaktin me këto kafshë. Më pas mund të ndodhë edhe kështu, që ti nuk do të kesh dëshirë të dalësh më nga shtëpia, mbasi në rrugë përballë teje mund të vinte ndonjë qen.

Është sigurisht marrëzi, sepse ti nuk do të merresh më me me gjërat me vlerë, të cilat ndodhin vetëm jashtë shtëpisë tënde. Frika bëhet gjithmonë e më e fortë, sa më tepër që ti e „ushqen“ atë, ndërkohë që ti mundohesh të mënjanosh - frikën nga frika. Kështu p.sh. në rast se ti ke aq shumë frikë, saqë nuk nuk mund të shkosh më as në shkollë apo në kualifikim, atëherë ty të dalin probleme të reja. Nganjëherë frika bëhet kaq e madhe, saqë ty të krijohen probleme fizike: të merret fryma, zemra jote rreh më shpejt, ti fillon të dridhesh, të djersitesh apo të kesh ftohtë. Nëse frika bëhet më e madhe se ti, atëherë ti ke nevojë për ndihmë.


Çfarë mund të bësh ti:

Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim (p.sh. një të afërm, një mësuese tek e cila ke besim), me qëllim për të biseduar mbi gjithçka me të dhe të kërkosh zgjidhje, në mënyrë që ti të ndjehesh përsëri më mirë.

Në shumë qytete ka zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej. Ti mund t’i telefonosh njërit prej numrave për raste emergjence. Ti mund të shkruash edhe një e-mail.

 

  0521 - 17 88 13