Beratungsstelle
Fachberatungsstelle gegen Zwangsheirat
Zufluchtstätte
Porto Amal
Gewaltschutz bei Behinderung
Mädchenwohnen Linah
Hilfe nach Flucht
Betreutes Wohnen
Mädchenwohnen Hannah
Mädchenwohnen Hedda
Link zur Seite Onlineberatung
Link zur Seite Stellenangebote
Das Foto zeigt eine graue Hauswand. Rechts im Bild ist eine braune Eichentür. Links daneben ist ein Graffiti, das ein Mädchen zeigt, dass einen Luftballon an einer Schnur in der Hand hält und diesem hinterher schaut.

Rinia nuk e ka gjithmonë të lehtë me prindërit

Ka prindër, të cilët nuk duan gjithësesi ta pranojnë, që je rritur, që ti nuk ke dëshirë më t’u tregosh atyre gjithçka, dhe që ata nuk duhet të përzihen vazhdimisht në jetën tënde. Bile disa prej tyre janë shumë të rreptë. Ata të mbikëqyrin dhe të kontrollojnë, si edhe duan që të jenë të informuar për gjithçka.

Ndoshta tek disa prindër ndodh edhe kështu, që ata nuk kujdesen më për asgjë tjetër, se ata (me sa duket) nuk paraqesin aspak interes karshi dikujt. Ata duan të kenë vetëm qetësinë e tyre dhe presin për shembull, që ti të kujdesesh për motrat e vëllezërit më të vegjël, të bësh punët e shtëpisë, t’ju heqësh atyre çdo lloj pune.

Ndoshta prindërit e tu janë rritur në një vend tjetër dhe kanë mendimet e tyre, se si duhet të jetë jeta jote? Ti dëshiron të lësh takime, ashtu si edhe shoqet e tua. Ti dëshiron të kesh një shok. Edhe ti dëshiron të udhëtosh me të tjerët në ekskursion me klasën.

Das Foto zeigt eine graue Hauswand. Rechts im Bild ist eine braune Eichentür. Links daneben ist ein Graffiti, das ein Mädchen zeigt, dass einen Luftballon an einer Schnur in der Hand hält und diesem hinterher schaut.

Ka shumë familje, të cilat presin nga vajzat e tyre, që ato t’i përmbahen rregullave kulturore dhe fetare të vendit të origjinës. Mirëpo ti dëshiron të jesh e pavarur, që shoqet e tua t’i zgjedhësh vetë, apo që ke mendimet e tua, se si ti dëshiron ta organizosh kohën tënde të lirë. Mirëpo kjo për ty nuk do të thotë, që ti dëshiron t’i kthesh shpinën prindërve, përkundrazi ti dëshiron, që prindërit të të kuptojnë lidhur me ambicjet e tua për lirinë dhe vetëvendosjen dhe që ti njëkohësisht me ta të kesh marrëdhënie të mira. Por që të merreni vesh me njëri-tjetrin lidhur me këtë ndonjëherë mund të jetë tepër e vështirë.

Jo të gjithë prindërit jetojnë bashkërisht. Në rast se prindërit jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe që nëna është dashuruar me një burrë tjetër dhe babai me një grua tjetër, kjo ndonjëherë mund të bëhet e vështirë dhe të çojë në probleme. Për shembull atëherë, kur ti këtë person nuk e do aspak, por që ama prej teje kërkohet, që ti ta thërrasësh atë babi, apo mami, në rast se ky kërkon të të ‚edukojë’ ty, në rast se ky sillet sikur të ishte njëri prej prindërve të tu.

Në shtëpi tek ty ka pra përherë grindje, nëse bëhet fjalë për atë, se ç’farë të lejohet ty të bësh dhe ç’farë jo. Ti ke të tjera përfytyrime për jetën në krahasim me prindërit e tu. Ti ke dëshirë të vendosësh vetë se si do të organizosh jetën tënde, por prindërit e tu duan gjithmonë të ‚thonë edhe ata një fjalë’. Në këtë situatë ndonjëherë në shtëpi mund edhe të plasë grindja, ju bërtisni, nuk flisni më me njëritjetrin, ty të mbyllin brënda, të rrahin, je nën arrest shtëpie dhe e ndien veten se nuk të kuptojnë. Ndoshta ti ke tentuar shpesh, që të bisedosh në qetësi me prindërit e tu, por ama kjo përfundon gjithmonë në zënie.


Çfarë mund të bësh ti:

Në rast se ti e ndjen se të bërtasin, se ty të streson gjëndja në shtëpi, përherë e tensionuar, agresive dhe acaruese, atëherë e mira është, që ti të kërkosh mbështetje.

Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim (p.sh. një të afërm, një mësuese tek e cila ke besim), me qëllim për të biseduar mbi gjithçka me të dhe të kërkosh zgjidhje, në mënyrë që ti të ndjehesh përsëri më mirë.

Në shumë qytete ka zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej!

Ti mund t’i drejtohesh numrit të telefonit kundër brengëswww.kinderundjugendtelefon.de. Me kënaqësi mund të na shkruash edhe neve një e-mail. Ndoshta një problem mund të zgjidhet më lehtë duke qenë veti i dytë.

 

  0521 - 17 88 13